Site icon Telegrafi

Sekuestrohen dy armë në Prizren

Dy armë janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në Prizren.

Gjatë ditës së djeshme, hetues policorë kanë sekuestruar dy armë të zjarrit në dy lokacione: njëra në rrugën “Bazhdarhane” dhe tjetra në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren.

Siç njofton policia,  në “BazhdarHane” është sekuestruar një pushkë gjahu e prodhimit rus me 110 fishekë pas dyshimeve se i dyshuari gjatë natës së Vitit të Ri kishte krehur dy fishekë në ajër.

Ndërkaq, në rastin e dytë ka ndodhur një kanosje me ç’rast i biri e kishte kanosur babën e tij.

“Gjatë mbledhjes së informatave për personin e dyshuar, policia ka arritur të sigurojë një informacion të besueshëm i cili bënte me dije se i njëjti posedonte një pushkë automatike”, njofton PK-ja.

Gjatë intervistës i dyshuari i ka treguar policisë për armën e cila më pas është sekuestruar me 13 fishekë. Të dyshuarit, në të dy rastet janë liruar sipas procedurës së rregullt. Provat materiale dhe shkresat e lëndëve i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.

Exit mobile version