Zyrtarë të Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave (UPC) të Malit të Zi kanë sekuestruar në zonën e lirë të Portit të Tivarit 594 mijë pako me duhan.
Vlera totale është më shumë se një milion e 600 mijë euro, raporton vijesti, duke iu referuar informacioneve nga UPC.
Sipas raportimeve, të gjitha cigaret ishin pa pulla akcize dhe u gjetën në një kontejner të ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas Vijesti, doganierët malazezë kanë penguar kontrabandën e cigareve përmes portit të Tivarit.
Në kontejner janë gjetur tre marka cigaresh, FM, Stella Defina dhe Stella Aqua. /Telegrafi/