Site icon Telegrafi

Sekuestrohen barna pa banderolla në Viti

Dogana e Kosovës ka sekuestruar barna në qytetin e Vitisë.

Në njoftim thuhet se, Njësia e TASK FORC-ës Lindje, e përbërë nga Dogana dhe Policia e Kosovës, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës në zonën kufitare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës (RMV-RKS).

“Më 3 tetor 2024, njësia ka kryer një kontroll të një subjekti afarist (barnatore) në qytetin e Vitisë, nën dyshimin për kontrabandim të barnave. Gjatë kontrollit, janë gjetur produkte farmaceutike pa banderolla të Republikës së Kosovës, disa prej të cilave mbanin banderolla të Serbisë dhe të shteteve të tjera”, thuhet në njoftim.

 

 

Malli është sekuestruar dhe është dërguar në terminalin doganor në Dheu i Bardhë për procedura të mëtejshme./Telegrafi/

 

Exit mobile version