Telegrafi

Sekuestrohen armë e drogë në Skrapar

Forcat e policisë së Beratit kanë finalizuar në orët e fundit një operacion, në kuadër të të cilit janë sekuestruar armë, municione dhe drogë.

Lajmin e bën të ditur Policia e Shtetit përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku saktësohet se operacioni është kryer në Skrapar.

Në pranga ka përfunduar edhe personi që zotëronte armët dhe sasinë e lëndës narkotike, i identifikuar si shtetasi B. Arapaj, banues në fshatin Çepan të Skraparit. /Telegarfi/