Telegrafi

Sekuestrohen 8550 fara cannabis sativa në Lushnje

Policia e Fier në bashkëpunim me Policinë e Lushnjes kanë finalizuar operacionin të koduar ”KORIA”, me ç’rast kanë arrestuar një 37 vjeçar, banues në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnje, si dhe kanë sekuestruar 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 8550 fara bime cannabis sativa, 1 ndezës unifikues granat dore si dhe 7 copë fishekë pistolete.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak”./KosovaPress/