Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Nderkiza, të fshatit Plan në Shkodër, u gjetën 800 rrënjë kanabis për kultivimin e të cilave janë ndaluar në flagrancë shtetasit: A. P. 17 vjeç, Fatmir Shpati, 22 vjeç dhe Arben Shpati, 42 vjeç.
Në hetim është edhe Zef Guri, 60 vjeç, roje i policisë pyjore dhe kryeplaku i fshatit Gjon Bungu, 49 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim të krimit dhe shpërdorim të detyrës”./Telegrafi/