Telegrafi

Sekuestrohen 80 doza heroinë në Gramsh

Forcat e policisë në qytetin e Gramshit kanë finalizuar në orët e fundit operacionin e koduar “Start”, që ka çuar në sekuestrimin e 80 dozave heroinë.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit është arrestuar edhe poseduesi i dozave, 34-vjeçari Aldi Përfundi.

Sipas burimeve, dozat e drogës janë gjetur në banesën e 34-vjeçarit, ku është sekuestruar edhe një automjet i përdorur prej tij, me targë “AA 007 BE”.

Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për zbulimin e prejardhjes së drogës dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. /Telegrafi/