Site icon Telegrafi

Sekuestrohen 67 kilogram kanabis, prangosen tre veta

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin “Stan”, në kuadër të të cilit ka sekuestruar 67.7 kg kanabis sativa.

Janë arrestuar dhe zotëruesit e kësaj lënde narkotike, babai dhe dy djemtë e tij. Bëhet fjalë për shtetasit Mitat Stani (58 vjeç), Përparim Stani (30 vjeç) dhe Arti Stani (28 vjeç), banues në fshatin Ngjeqar të Roskovecit.

Nga kontrolli i ushtruar në një serrë perimesh e mbuluar me plasmas, pranë banesës së tyre, u gjendën të groposura 4 fuçi plastike të mëdha të mbushura me kanabis.

Dyshohet se poseduesit e lëndës narkotike po përgatiteshin që ta trafikonin në Itali kanabisin. /Telegrafi/

Exit mobile version