Telegrafi

Sekuestrohen 55 kg Cannabis në Pogradec

Policisë Pogradec gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Lin, rreth 300 m pranë një kompleksi kanë gjetur e sekuestruar 53 pako të mbështjella me letër natriban, me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 55 kg.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga i Kodit Penal.