Si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Delta Forcës me Guardia di Finanzian në Vlorë dhe në Durrës u bë e mundur që rreth orës 00:45 në Bari, të bllokohej një mjet lundrues varkë me gjatësi 5 metra me motor 80 kuaj fuqi, në bordin e së cilës u gjendën 431 kg kanabis sativa.
Strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë me autoritetet policore italiane për hetimin e plotë të këtij rasti./Telegrafi/