Site icon Telegrafi

Sekuestrohen 40 kg kanabis, në pranga poseduesi

Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini, në një konferencë për shtyp, njoftoi se është arrestuar 36-vjeçari Altin Shehi. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është sekuestruar edhe një sasi armësh e municionesh.

Sipas policisë, arrestimi i 36-vjeçarit u bë në komunën Vaqarr, pas disa muaj hetimesh. Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan gjithashtu edhe 220 rrënjë kanabis, si dhe pajisje për presimin e bimës narkotike.

Policia thekson se droga e gjetur në banesën e 36-vjeçarit kishte një cilësi më të mirë se marijuana aktuale, e cila arrin shifrën e 40 mijë eurove./Telegrafi/
 

Exit mobile version