Telegrafi

Sekuestrohen 30 kg kanabis dhe 500 gr kokainë në Fier – pamje nga operacioni antidrogë

Një operacion antidrogë është zhvilluar së fundmi në Fier ku janë arrestuar dy persona dhe një tjetër është në kërkim. 

Në njoftimin e Policisë së Shtetit bëhet e ditur se si rezultat i operacionit antidrogë në Fier, të koduar “Vakumi”, u bë i mundur goditja e një grupi kriminal që siguronte sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe droga të forta me qëllim trafikimin drejt shtetit Grek.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 30 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe gjysëm kilogramë  lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

“U vunë në prangra dy nga autorët, u shpall në kërkim autori tjetër”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/