Site icon Telegrafi

Sekuestrohen 25 tonë sheqer me afat të skaduar

Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit e Kosovës, ka sekuestruar 25 tonë sheqer me afat të skaduar, marrin vesh burime të TV ARTA-s.

Pritet që gjatë ditës kjo sasi sheqeri të asgjësohet.

Nuk ka informacione se të cilës kompani ose i të cilave kompani tregtare është sheqeri i sekuestruar dhe as nga cili vend është importuar.

Sasia e sheqerit është kapur në Terminalin e Doganës në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version