Site icon Telegrafi

Sekuestrohen 223 mijë euro në Durrës, arrestohet 36-vjeçari që po i çonte drejt Italisë

Një 36 vjeçar M.D., rezident në Itali, është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit gjatë operacionit policor të koduar “Aseti”.

Ai u arrestua pasi gjatë kontrolleve ju gjetën në çantën e shpinës, 223,200 euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në pikën kufitare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, ku vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e këtyre parave.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan operacionin “Aseti”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar, M. D., 36 vjeç, rezident në Itali, sepse iu gjetën në çantën e shpinës, 223,200 euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në pikën kufitare.

Exit mobile version