Një sasi prej 21 kg kanabis është sekuestruar dhe dy vajza janë arrestuar në flagrancë nga policia kufitare.
Shtetaset Maradona Bega, 23 vjeç dhe Dornela S, 26 vjeçe, të dyja banuesë në Tiranë janë arrestuar në Muriqan, Shokdër pasi një kontrolli që iu bë makinës së tyre në dalje nga territori i Shqipërisë.
Lënda narkotike është gjetur në makinën tip Benz, në pronësi të Maradona Bega.
“Arrestimi i shtetasve Maradona Bega dhe Dornela S. u bë pasi në dalje nga territori Republikës së Shqipërisë, në Muriqan në mjetin tip Benz, me targë AA 479 HM, në pronësi të shtetases Maradona Bega, shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit konstatuan të fshehur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis Sativa”, raporton policia e Shkodrës.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë.