Polica e Shqipërisë kanë parandaluar një tentativë për të trafikuar lëndë narkotike nga porti i Durrësit drejt Italisë, duke sekuestruar 207 kg Cannabis Sattiva.
Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit dhe është shpallur në kërkim pronari i mjetit që transportonte lëndën narkotike.
I Arestuari është një 43 vjeçar me inicialet J. M., banues në Tiranë.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të mjetit që transportonte lëndën narkotike, shtetasi me inicialet E.S. 38 vjeç, banues në Tiranë.
Trafikimin e lëndes narkotike kanë tentuar ta bëjnë me mjetin autobuz, tip Skania.
“Në përfundim u konkludua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Në pjesën e rrotave të pasme të autobuzit ishte përshtatur një vend ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 180 pako me peshë rreth 207 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva”, thuhet në njoftimin e Policisë.