Përgjatë orëve të vona të së hënës, specialistë të Seksionit Kundër Narkotikëve, bënë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasve: Agron Shaba, 30 vjeç, banues në Tiranë, Tarzan Tahiri, 26 vjeç, banues në Durres dhe Gentian Shaqiri, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Lënda narkotike u sekuestrua në Rrugën e Kavajës, në Kryqëzimin e Unazës së Re, në lavazhin në pronësi të shtetasit Agron Shaba. Sasia prej 1 kg e 500 gram lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”, u kap në flagrancë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, policia sekuestroi dhe tre aparate celularë dhe automjetin me targë TR 7792 T./Telegrafi/