Telegrafi

Sekuestrohen 120 kg duhan dhe 19 mijë copë cigare në Tetovë

Sot në Tetovë, në një aksion të koordinuar të Drejtorisë doganore dhe Njësisë kundër Krimit Ekonomik në Departamentin e Policisë në MPB-së janë gjetur dhe konfiskuar 120 kg duhan të prerë dhe 19.000 copë cigare pa pullë fiskale.

Malli është konfiskuar përkohësisht, ndërsa kundër personit që i është konfiskuar malli, Drejtoria Doganore do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente.

“Kjo ka penguar tentativën për nxjerrjen në treg të mallrave të akcizës, për të cilat është shmangur pagesa e akcizës. Malli është konfiskuar përkohësisht, ndërsa kundër personit Drejtoria doganore do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave./Telegrafi/