Site icon Telegrafi

Sekuestrohen 100 doza heroinë

Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit, Valbona Begu, konfirmoi se gjatë operacionit të koduar "Momenti i duhur " u zbulua se shtetasi Denis Meço, 22 –vjeç, banor i lagjes Haxhias në qytetin Elbasan, gjatë kontrollit që iu bë banesës së tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan 100 doza lënde narkotike të dyshuar e llojit heroinë.

Sipas burimeve policore 22-vjeçari dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti përdoruesish e shpërndarësish të lëndëve narkotike në këtë qytet.

Ndërkaq, po punohet nga ana e strukturave të specializuara për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tij dhe për goditjen e të gjitha segmeteve të prodhimit , shitjes e shpërndarjes së narkotikëve në këtë rajon të Shqipërisë së Mesme, raportoi BW./Telegrafi/
 

Exit mobile version