Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme parash cash në Portin e Durrësit. Sipas burimeve dyshohet për një sasi prej gati 1 milion funta.
Sasia e konsiderueshme e parave ishte fshehur në një furgon që vinte nga Anglia.
Bëhet fjalë për një furgon mallrash, i cili kryen kryesisht linjën Shqipëri-Angli.
Ka qenë një informacion i siguruar në rrugë operative nga autoritetet dhe në bashkëpunim me doganën është ushtruar kontroll ku janë konstatuar pakot me kartëmonedha të valutës paund./Euronews.al