Site icon Telegrafi

Sekuestrohen 1.5 kg narkotikë në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë

Oficerët doganor dhe ata policor kanë parandaluar futjen e një sasie të narkotikëve në pikë-kalimin e Vërmicës.

Gjatë hyrjes për në Kosovë të autobusit të linjës Tiranë – Prishtinë, të dielën oficerët doganor gjatë kontrollit të udhëtarëve dhe bagazhit të tyre hasën në dyshime tek njëri prej udhëtarëve.

Pas selektimit të tij dhe kontrollit të ushtruar në bagazhet e tij u gjetën të kamufluara me rroba në brendi katër paketime me substance narkotike e llojit marihuanë.

Sasia e lëndës narkotike ishte saktësisht 1660 gram (1 kilogram e 660 gram), katër qese (paketime).

Personi i dyshuar (shtetas i Republikës së Shqipërisë) është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës, ndërkaq lënda narkotike dhe komplet rasti i është dorëzuar Policisë për procedim të mëtejmë. /Telegrafi/

Exit mobile version