Site icon Telegrafi

Sekuestrimi historik i 30 tonëve kokainë në SHBA

Roja Bregdetare Amerikane në portin e Everglades në Lauderdale të Floridës, kapi mbi 30 ton kokainë dhe tetë tonë e gjysmë marihuanë gjatë një bastisje.

Bastisjet u kryen në anije dhe varka përgjatë brigjeve të ishujve të Karaibeve, si dhe përgjatë gjithë bregut lindor të Shteteve të Bashkuara.

Vlera kumulative e drogës së sekuestruar llogaritet në rreth një miliard e gjashtë milion dollarë amerikanë, raporton skynews.

Zyrtarët nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden udhëtuan në Florida të enjten për të mirëpritur ekuipazhin.

“Ne po i godasim trafikantët e drogës aty ku i godet më shumë: xhepat e tyre”, tha Dr Rahul Gupta, kreu i Zyrës së Politikës Kombëtare të Kontrollit të Drogës në Shtëpinë e Bardhë.

Suksesi i bastisjeve u ndihmua nga pajisjet moderne si dronët dhe kamerat infra të kuqe që mund të zbulojnë nxehtësinë e emetuar nga varkat e ngarkuara me kokainë.

Shumica e rezervave të drogës së sekuestruar prodhoheshin në Kolumbi, prodhuesi më i madh i kokainës në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version