Telegrafi

Sektori privat proteston të premten para Komunës së Prishtinës, kërkojnë rritje të pagave

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat, mbajti takim me kryetarë të shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve dhe atyre të sigurimit fizik.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi përmes një shkrimi në Facebook ka lajmëruar se të premten do të protestohet para komunës së Prishtinës, për rritjen e pagave.

“Sot u mbajt takimi me kryetar të shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve dhe atyre të sigurimit fizik që menaxhohen nga kompanitë private, ku u mor vendim që të premten të protestohet para komunës së Prishtinës, për rritjen e pagave”, ka shkruar Azemi në Facebook.