Site icon Telegrafi

Sektori i hotelierisë është kundër taksës për të drejtat hotelierike në Maqedoni

Sektori hotelerisë kërkojnë të definohet kush do të paguaj taksa tek Shoqata për të drejta autoriale (SHDA) në kuadër kur organizohen dasma dhe solemnitete tjera, por kush i organizon personi tretë. Kërkohet shpenzimet e SHDA-së mos jenë në kurrizin e tyre, por në fakturën e këngëtarëve të mbrëmjes, ndërsa për organizimin për çështje humane, këto obligime mos të paguhen. Në kuadër të ndryshimeve të fundit të Ligjit për të Drejtat Autoriale çka po i përgatitën Ministria për Kulturë, Shoqëria për hoteleri dhe turizëm i vendosi si kërkesa, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Sektori për turizëm dhe hoteleri nuk është reale me kërkesat për rritjen e shpenzimeve tek SHDA, sepse obligimet të cilat i paguajnë hotelet dhe restorantet janë të mëdha, përqindjet nuk janë të treguar në mënyrë reale, në aspektin e hoteleve dhe restoranteve” deklaroi Daniela Mihajlovska, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Nga Shoqëria kanë vërejtje edhe në Rregulloren e vendosur për të drejtat autoriale. Në një pjesë nga ato për shembull kërkohet 4 për qind nga të ardhurat e kaluara që kanë fituar nga dasmat dhe solemnitete, ndërsa 9.6 për qind nga organizimi i maturave dhe festave nga diplomimet. Për ata këto obligime nuk janë reale dhe do të ndikojnë në shumë në financimin në punë. /Telegrafi/

Exit mobile version