Site icon Telegrafi

Sektori bankar gjerman është jostabil

Sektori bankar gjerman është një ndër paradokset më të mëdhenj të Eurozonës. Ekonomia më e fortë e rajonit ka një ndër sektorët më të brishtë bankar.

Veç kësaj, Gjermania ka dalë kundër shumë projekteve që synojnë unionin bankar me justifikimin e vetëm se shumë vende nuk janë të gatshme për këtë hap. Shifrat në fakt flasin ndryshe. Ishte sektori publik që shpëtoi bankat gjermane në vitin 2008, duke kanalizuar plot 197 miliardë euro nga paratë publike për shpëtimin e tyre.

Kjo shifër është e barabartë me 7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjerman. Në rast se kësaj shifre do ti shtojmë edhe garancitë shtetërore apo programet e likuiditetit atëherë totali do të arrinte në 465 miliardë euro, ose 17 për qind e të gjithë ekonomisë gjermane.

Këto të dhëna i japin të drejtë shteteve të ndryshme europiane që i janë kundërvënë Gjermanisë për sa i përket refuzimit të kësaj të fundit për planin e garancisë së depozitave bankare. Berlini zyrtar është i vendosur të bllokojë për një kohë të papërcaktuar unionin bankar, dhe beteja brenda rajonin projektohet e fortë. /Telegrafi/

Exit mobile version