Telegrafi

Seksi shëron dhimbjen e kokës

Më se gjysma e personave që vuajnë nga migrena, e të cilët gjatë sulmeve kanë bërë sekse, kanë paraqitur zbutje të dukshme të simptomave, ndërsa një prej pesë prej tyre më nuk ka ndier fare dhimbje.

Sipas një teorie, seksi është nxitës për çlirimin e endorfinës, analgjetikut natyror në organizmin tonë, që ka ndikim në sistemin qendror nervor dhe që eliminon dhimbjen e kokës.

"Rezultatet tregojnë se aktiviteti seksual gjatë sulmit të migrenës mundet t’i lehtësojë, e madje edhe t’i ndërpresë simptomat në disa raste", thonë hulumtuesit.

Studimi i publikuar në zhurnalin ‘Cephalgia’ të Shoqatës Ndërkombëtare të Neurologëve, ka përfshirë 400 pacientë, të cilët janë ndjekur gjatë dy viteve. /Telegrafi/