Hulumtimet shkencore e kanë konfirmuar dhe hedhin poshtë besimin e përgjithshëm se seksi u bën mirë të gjithëve.
Marrëdhëniet e rregullta seksuale në moshën e shtyrë mund të mbrojnë femrat nga problemet e caktuara shëndetësore, mirëpo tek meshkujt mund të ndikojnë jo mirë, thonë shkencëtarët, transmeton Telegrafi.
Meshkujt e moshuar të cilët bëjnë seks më shumë se një herë në javë, në të vërtetë kanë rrezik më të madh nga sëmundjet kardiovaskulare.
Ndërsa gratë e këtyre moshave që thanë se e shijonin seksin, paraqitën rrezik të reduktuar të uljes së tensionit të gjakut.
Rezultatet për femrat janë në harmoni me pritjet, mirëpo për meshkujt janë befasuese”, thotë profesoresha e sociologjisë, Hui Liu, në Universitetin shtetëror të Michigan.
“Këto rezultate hedhin poshtë besimin e përgjithshëm se seksi u bën mirë të gjithëve”- shpjegoi Hui Liu.
Akoma më shumë rreziqe shfaqën ata burra që thanë se e shijojnë seksin. /Telegrafi/
Konsiderohet të jetë studimi më i gjerë mbi ndikimin e seksit në shëndetin e zemrës në mosha të vona; 2,204 njerëz të moshave 57-85 vjeç u morën në pyetje.
Për të parë ndikimin që kishte pasur seksi tek ta, u analizuan të dhënat e tyre mjekësore pesë vjet më vonë.
Ekziston një perceptim kolektiv se njerëzit e vjetër në moshë humbasin interesin për seks. Por kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Studimet tregojnë që këta njerëz mbajnë një jetë seksuale aktive në vitet e vonshme të jetës. /Telegrafi/