Një studim i ri sugjeron se sperma mund të ndihmojë në largimin e depresionit.
Hulumtimet me 300 studentë të cilët janë aktivë seksualisht, kishin zbuluar se ata të cilët ishin duke bërë seks pa prezervativë kishin qenë më pak të prirë të përjetojnë ndjenja depresive, transmeton Telegrafi.
Sipas shkencëtarëve, kjo ndodh sepse lëngu i spermës përmban veti antidepresuese të cilat e rrisin disponimin dhe u ndihmojnë njerëzve të flenë më mirë.
Megjithatë, pavarësisht këtyre rezultateve, duhet të keni parasysh se seksi pa mbrojtje nuk është i rekomandueshëm dhe mund të shpie në kontraktimin e sëmundjeve seksuale.
Ndërkohë, një sajt tjetër ka zbuluar se me sa njerëz do të bëni seks mesatarisht gjatë jetës.
Sipas atij sajti, numri ideal i njerëzve me sa do të bëni seks gjatë tërë jetës tuaj është 12!
Hulumtuesit të cilin kanë bërë këtë konstatim tregojnë se 70 për qind e meshkujve kishin thënë se të pasurit më pak se 10 partnerë është indikator i mungesës së përvojës seksuale dhe mungesës së aventurës në dhomë të fjetjes! /Telegrafi/