Aktores me këmbët më të bukura në botë në të vërtetë gjithçka i rri mirë, ndërsa këtë e ka dëshmuar përmes ecjes nëpër tepihun e kuq me fustan të shkurtë të lëkurës pa krahë, i cili shfaqte seksipilitetin e saj.
Pakëz më vonë, Aniston e ka ndërruar tërësisht imazhin dhe ka shkëlqyer me fustanin elegant të Valentinos, të shoqëruar me buzëqeshjen e saj të parezistueshme dhe sandalet mahnitëse të Tom Ford.
Ndërsa juve ju mbetet të vlerësoni se cili stil i shkon më për shtati bukuroshes së njohur hollivudiane. /Telegrafi/