Site icon Telegrafi

Seksi në moshë të re pengon studimet

Deri te ky përfundim është ardhur pas një studimi të kryer nga Universiteti i Glasgout, i publikuar në Journal of Adolescence.

Ekspertët kanë studiuar një grup adoleshentësh deri në moshën 16- vjeçare, ndërsa rezultatet kanë treguar se në shumë raste, ata që kryejnë marrëdhënie para kësaj moshe, janë më të prirë të braktisin studimet.

Sipas autorëve të studimit, nuk është vetëm shtatëzënia e padëshiruar që i pengon, sepse shpjegimet e tjera fshihen thellë në nëndijen e tyre.

“Këto të dhëna duhet të sensibilizojnë të gjithë të rinjtë, por edhe ata që kujdesen për ta, në mënyrë që jeta e tyre private të mos ndikojë në zgjedhjet e rëndësishme të së ardhmes”, shkruhet ndër të tjera në botim. /tch/telegrafi/.

Exit mobile version