Bashkëshorti Fabio N. gjatë seksit kishte përdorë prezervativë sepse lëngon nga sindroma e Reiterit, një sëmundje e cila bartet me anë të marrëdhënies seksuale. Bashkëshortja e tij mu për këtë qysh në vitin 2003 kishte bërë kërkesë për shkurorëzim.
Gjyqi italian ka vendosur se martesa pa qëllime trashëgimie nuk është e ligjshme, madje edhe nëse njëri nga partnerët ka probleme shëndetësore, e për këtë praktikon seks të sigurt.