Shumica e çifteve pas ndarjes vazhdojnë të bëjnë seks, derisa të dy janë të vetëm. Mirëpo, ndonjëherë gjërat dinë edhe të komplikohen.
Megjithatë, që të jemi të sinqertë, po ju tregojnë të gjitha mangësitë dhe përparësitë e një “skeme” të këtillë.
Ekzistojnë edhe anë të mira, edhe anë të këqija, ndërkaq ne po ju japim listën e cila do të mund t’ju ndihmojë me rastin e marrjes së një vendimi të këtillë, transmeton Telegrafi.
Arsyet PËR seks me ish të dashurin:
1. Të dy jeni akoma të vetëm dhe asgjë nuk ju pengon të shkoni në krevat.
2. I mungoni njëri-tjetrit dhe dëshironi që seksi t’ju sqarojë a keni akoma ndjenja për njëri-tjetrin.
3. Akoma e adhuroni njëri-tjetrin dhe dëshironi seks pa ato komplikime, të cilat i keni pasur kur keni qenë në lidhje.
Arsyet KUNDËR seksit me ish të dashurin:
1. Vështirë do të mund të gjeni dikë nëse akoma nuk i keni ndërprerë marrëdhëniet me ish të dashurin
2. Ju shpresoni që do të pajtoheni, ndërkaq ai ju bën të qartë se pajtimi nuk mund të ndodhë.
3. Ekziston arsyeja për të cilën jeni ndarë, ndërkaq seksi mund t’ju detyrojë që ta harroni atë arsye. /Telegrafi/