Një ekip i neurologëve ka zbuluar se aktiviteti seksual mund të shpin në lehtësimin komplet ose të pjesshëm të dhimbjes së kokës, të cilat shkaktohen nga disa lloje të migrenës.
Studimi, i kryer nga Universiteti i Munsterit, Gjermani, sugjeron se në vend se t’i përdorni dhimbjet e kokës për ta refuzuar seksin, më efektive është të bëni dashuri sesa të merrni hapa të ndryshëm.
Hulumtimi i tyre ka zbuluar se gjysma e personave që vuajnë nga migrena, e të cilët kanë kryer seks gjatë kohës kur kanë përjetuar dhimbje të kokës, kanë përjetuar një përmirësim në simptoma.
Një nga këta pesë pacientë kishin përfunduar pa dhimbje të kokës, përderisa shumë tjerë kishin përjetuar lehtësime në këto dhimbje.
Hulumtuesit sugjerojnë se seksi e nxitë lirimin e endorfineve përmes sistemit qendror nervor, gjë e cila ndikon në eliminimin apo lehtësimin e dhimbjeve të kokës. /Telegrafi/