Në fakt, hulumtimet dëshmojnë se, ADN-ja e spermatozoideve, të cilat gjenden për kohë të gjatë në trup dëmtohet, e kjo zvogëlon mundësinë për të lënë dikë shtatzënë, por edhe rrit rrezikun nga abortimi spontan në javën e parë të shtatzënisë.
Këto zbulime të cilat i ka paraqitur shoqata amerikane për mjekësi riprodhuese do të jenë me dobi të madhe për ata që kalojnë nëpër fekondim artificial. Në fakt, deri më tani është besuar që, para trajtimit, është dashur të abstenohet tri deri në shtatë ditë, që të rritet kualiteti i spermatozoideve. Mirëpo hulumtimet e reja dëshmojnë tërësisht të kundërtën.
Është dëshmuar që sperma e meshkujve të cilat nuk kanë pasur seks të rregullt, dhe gratë e të cilëve nuk kanë arritur të mbesin shtatzënë in vitro, ka qenë e kualitetit më të dobët. Në fakt, ADN-ja e spermës ka pasur dëmtime të larta, që dëshmon se sperma, e cila mbetet më gjatë në trup, mplaket dhe dëmtohet.
Në anën tjetër, testet shtesë të cilat meshkujt i kanë bërë pas seksit të përditshëm kanë dëshmuar se, dëmtimet kanë rënë për një të tretën.
Edhe pse pas seksit të përditshëm zvogëlohet sasia e spermatozoideve, është dëshmuar që kualiteti i tyre është më i mirë.
“Jam thellësisht i bindur që më ejakulim të rregullt përmirësohet kualiteti i spermatozoideve”, ka thënë Dr. David Greening nga Klinika për fekondim artificial në Sydney.