Abdurrahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
Pas një nate të zjarrtë në shtrat, njerëzit janë psikikisht më të qëndrueshëm. Dashuria e mjaftueshme do të bëjë që femrat dhe meshkujt të duken në formë të mirë dhe me pamje të shkëlqyeshme.
Faktori kryesor, i cili kontribuon për kënaqësi në dashuri dhe në seks, është tajitja e sasisë së dyfishtë të hormoneve të estrogjenit.
▪ Seksi për femrat është më i bukur sesa kremrat e shtrenjta kundër rrudhave, papastërtia dhe puçrrat zhduken.
▪ Seksi ndikon edhe në mbajtjen e vijës së bukur të trupit. Gjatë seksit të nxehtë dhe me plot pasion është konstatuar se shpenzohen 560 kalori të tëra, po aq kalori sa shpenzohen për një orë e gjysmë të stërvitjes me biçikletë.
▪ Në shtrat mund ta zvogëloni rrezikun nga ngushtimi i enëve të gjakut. Gjatë kohës sa keni marrëdhënie seksuale, tajitet hormoni që e ul tensionin e gjakut.
▪ Edhe humori përmirësohet pas seksit, madje zhduket edhe depresioni dhe shfaqet ndjenja e lumturisë dhe e kënaqësisë.
▪ Nëse ju mundon pagjumësia, seksi para gjumit do të bëjë mrekulli. Është konstatuar se është dhjetë herë më i mirë sesa barnat për gjumë ose për qetësim. Do të çliroheni tërësisht nga brengat dhe do të flini të qetë, sigurisht nja 25% më mirë e më gjatë.
▪ Seksi është terapia më e mirë dhe më e fortë kundër flamës e kundër gripit.
▪ Netët e nxehta seksuale dhe të dashurisë ndihmojnë edhe shërimin e astmës e të alergjisë.
▪ Tashmë është konstatuar se edhe paraloja e zjarrtë gjatë seksit dhe dashurisë e shëron dhimbjen e kokës. Enët e gjakut në tru, të cilat kanë ngërç, gjithashtu mund të lirohen.
▪ Loja me buzë, puthja e butë dhe me gjuhë, ndikon gjithsesi në plotësimin e seksit, që do të thotë e stimulojnë atë.
▪ Seksi i pakëson fatkeqësitë në familje, në rrugë dhe në punë. Pas natës së mrekullueshme të seksit, njerëzit psikikisht janë më të qëndrueshëm dhe më të kujdesshëm.
Harxhohen rreth 200 kalori
Kënaqësinë seksuale nuk e përjeton vetëm trupi, por edhe shpirti, kurse shkencëtarët nga Universiteti "Ohio State" thonë se efekti pozitiv i seksit lidhet me veprimin e hormonit oksitocinë.
Niveli i këtij hormoni, i cili e rrit ndjenjën e afrisë dhe dëshirën për prekje pas orgazmës, rritet deri në pesë herë. Lirimi i shpejtë i këtij hormoni ndikon në dyfishimin e të rrahurave të zemrës dhe të shtypjes së gjakut, kurse një ‘ushtrim’ i tillë është i dobishëm për shëndetin e zemrës. Studimi ka treguar se meshkujt që bëjnë seks të paktën dy herë në javë, dy herë më pak janë të prekur nga infarkti i zemrës. Seksi po ashtu është një formë e këndshme dhe e dobishme e pengimit të sëmundjeve.
Sipas një studimi, ata që bëjnë seks një apo dy herë në javë, në gjak kanë për 30% më shumë antitrupa. Gjatë orgazmës, në tru aktivizohet qendra për largimin e dhembjeve, prandaj për disa minuta zhduken të gjitha dhembjet, duke filluar nga ngërçet menstruale e deri tek artriti e migrena.
Gjatë marrëdhënies seksuale harxhohen rreth 200 kalori, sikur të kishit vrapuar 30 minuta.
Personat që rregullisht bëjnë seks, apo të paktën masturbojnë, rrallë sëmuren nga depresioni, sidomos në pleqëri.
Marrëdhëniet e rregullta seksuale, falë ndryshimeve hormonale, mbrojnë edhe nga disa forma të kancerit. Mirëpo, t’ju themi se kjo vlen vetëm nëse bëni seks me partnerin tuaj bashkëshortor, përndryshe seksi me njerëz të panjohur dhe të shumtë, mund ta rrezikojë madje edhe vetë jetën. /Telegrafi/