Gjatë 30 vjetëve të karrierës, Nicole Kidman u përpoq të fsheh prej publikut detaje të jetës private dhe t’i mbajtur larg nga skandali. Deri më tani.
Fituesja e Oscarit thuhet se është duke punuar në autobiografinë, ku do të zbardh edhe disa detaje tronditëse ndërsa shitja e librit pritet t’i sjell 11 milionë dollarë aktores 49-vjeçare.
Në kujtimet e saj, Nicole do të trajtojë, ndër të tjera, edhe martesën me Tom Cruisen, e cila përfundoi në vitin 2001, ndërsa dyshohet se u sponsorizua prej religjionit të Sajentologjisë.
Megjithëse, Nicole kohë më parë kishte pohuar se nuk dëshiron të flas rreth këtij religjioni, ajo ka vendosur të flasë gjithçka hapur, transmeton Telegrafi.
“Nuk kam folur publikisht për këtë. Dy fëmijët e mi, Connor dhe Isabella janë në këtë religjion. Unë e respektoj besimin e tyre”, kishte thënë më parë aktorja duke konfirmuar se për këtë do të shkruajë në autobiografi.
Kidman, është e martuar me këngëtarin Keith Urban, por as kjo martesë nuk ishte ideale. Ai foli hapur duke thënë se do ta ndihmonte aktoren prej varësisë së drogës dhe pritet që Kidman të shkruajë edhe për këtë në librin autobiografik.
Fansat janë duke shpresuar se në autobiografinë e saj, Kidman për herë të parë do të zbardh edhe dashuritë e shumta, duke përfshirë Adrien Brodyn, Evan MacGregorin dhe Lenny Kravitzin. /Telegrafi/