Telegrafi

Seksi – antidepresivi më i mirë i mundshëm

Madje sipas tyre, ato shumë më rrallë tregojnë simptoma të kësaj sëmundjeje.

Si mund të ndikojë pambrojtja në qejf? Përgjigjja është në përmbajtjen kimike të lëngjeve trupore, të cilat mashkulli i liron gjatë marrëdhënies seksuale. Sperma e mashkullit përmban hormone dhe përmbajtje tjera, të cilat, kur futen në gjakun e gruas, veprojnë si materie kundër depresionit.

Psikologët nga Universiteti i New Yorkut kanë përcjellë aktivitetet seksuale dhe prirjet për sjellje depresive të 300 grave. Ata kanë konstatuar se gratë të cilat bëjnë dashuri pa kondom, janë shumë më pak depresive se ato që gjatë marrëdhënies shfrytëzojnë kondom apo abstenojnë nga marrëdhënia.

Statistikat thonë se, në mesin e grave të cilat kanë praktikuar marrëdhënie pa mbrojtje, përqindja e tentim-vetëvrasjes është shumë më e vogël se tek ato që kanë përdorur mbrojtje apo kanë abstenuar.