SPORTISTËT e gjithë botës mund të ndihen të lehtësuar – seksi i cili bëhet një ditë para ndeshjes nuk ndikon negativisht në rezultatin.
Kur trajnerët kërkojnë shkuarjen në karantinë, si masë të obligueshme, sportistët mund të gjejnë mbështetjen në studimin e Universitetit të Firences, i botuar në revistën “Kufijtë në psikologji”.
Dhe ai hulumtim thotë – bëni dashuri, transmeton Telegrafi.
Me vite të tëra ka mbizotëruar bindja që seksi një natë para ngjarjes së rëndësishme lodh trupin, duke ia marrë energjinë dhe testosteronet, gjë që u merr sportistëve agresivitetin dhe vendosmërinë.
Mirëpo, nuk ka arsye që atletët, futbollistët dhe të tjerët të abstenojnë, thotë udhëheqësja e studimit, dr. Lora Stefani.
Sipas fjalëve të saj, abstenimi nga aktivitetit seksual para ndeshjes sportive është temë kontroverse dhe nuk ekzistojnë dëshmi shkencore të cilat tregojnë që bërja dashuri ka efekt negativ në rezultatet.
Përkundrazi.
Një studim ka treguar efekte pozitive të seksit te pjesëmarrësit e maratonës.
Natyrisht, është e qartë që dy orë para ndeshjes nuk do të guxonin t’u dorëzoheshin afsheve, sepse do të humbin forcën. /Telegrafi/