Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbrëma, në orarin e darkës, në lokalin e mbushur plot. Mbrëmja pasionante e çiftit ka mbaruar me një denoncim, për kryerjen e akteve të turpshme në publik.
Fillimisht, klientët e restorantit "Ai Murazzi", në rrugën Kirchmyer 16, kanë bërë sikur nuk i kanë parë, por më pas, me kalimin e minutave, skenat filluan të ishin shumë të qarta dhe shumë të forta, transmeton edicioni online i gazetës Shekulli.
“Pamja ka qenë e tillë, që të dukej vetja sikur ishe ulur para ekranit të kinemasë dhe po shihje një film me pullë të kuqe”, dëshmuan disa klientë për gazetën. Duke qenë se kishte dhe shumë fëmijë dhe familje të tëra që darkonin jashtë, personeli i restorantit telefonoi policinë.
Edhe kur agjentët e komisariatit të policisë së San Markos mbërritën në vendngjarje, çifti shqiptaro-italian ishte në një pozitë që linte shumë pak vend për interpretim. Fakti më interesant ishte se nuk bëhej fjalë për adoleshentë; si burri, po ashtu dhe gruaja ishin 35-vjeçarë.
Agjentët e policisë i kanë lutur fillimisht të visheshin, dhe më pas u kanë kërkuar mjetet e identifikimit. Në atë pikë burri është xhindosur. Ai nuk kishte dokumente dhe sipas raportimit te Il Gazzettino, ka nisur të bërtasë e të bëjë rezistencë, madje ka qëlluar njërin nga policët, duke i shkaktuar një gërvishtje të lehtë në fytyrë.
Denoncimit për akte të turpshme në publik, për 35 vjeçarin shqiptar iu shtua edhe dhe një tjetër akuzë: rezistencë dhe fyerje e një zyrtari publik.