Site icon Telegrafi

Seks në kishë, polici kërcënohet më burg

Polici anonim dhe gruaja e panjohur janë zbuluar duke bërë seks në një kishë në qytetin Ingolstadt të Gjermanisë – dhe atë gjatë meshës së mëngjesit, ku dëshmitarë kishin qenë edhe disa vijues të rregullt të ritualeve kishtare.

Policia e krimit në qytetin Ingolstadt është duke e hetuar rastin, ndërsa ka suspenduar menjëherë policin në fjalë.

Ky çift së shpejti pritet të dalë në gjyq, ndërsa nëse shpallen fajtorë mund të dënohen deri në tre vjet burg. /Telegrafi/
 

Exit mobile version