Telegrafi

Seks në këmbim të karrierës, producentit i bëhet statujë pranë “Oscars”

Një statujë e artë e veshur me rroba, që i ngjason Harvey Weinsteinit është vendosur në Hollywood.

E gjithë kjo para ceremonisë së Oscarëve të së dielës, ku pritet edhe të protestohet për prezencën e regjisorit.

Skulptura, e titulluar Casting Couch, është një bashkëpunim midis artisti të Los Angelesit, i njohur si Plastic Jesus dhe artistit Joshua “Ginger” Monroe.

Plastic Jesus tha se skulptura synon të vërë në qendër të vëmendjes krizën seksuale të industrisë së zbavitjes dhe rolin turpërues të producentit.

Harvey 65-vjeçar është akuzuar për ngacmim seksual, sulm dhe përdhunim të rreth 100 grave. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat për seks jo konsensual.

Shumë nga veprat e pretenduara thuhet se kanë ndodhur në dhomat e hoteleve, ku kishte veshur rroba banjoje, ashtu siç është edhe dizajni i skulpturës.

Ndryshe, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet të dielën në Los Angeles të SHBA-ve. /Telegrafi/