Telegrafi

Seks në kabinën e rrëfimit!

Çifti, në të tridhjetat, është arrestuar nga policia më herët gjatë këtij muaji, pasi që kishin bërë dashuri në kabinën e rrëfimit në katedralen e qytetit verior italian Cesena. Ata ishin arrestuar për akte të turpshme në publik dhe për shkelje të funksionit fetar.

Avokati i tyre ka thënë se ata kishin pirë tërë natën dhe e kishin kuptuar se kishin shkuar tepër larg me veprimet e tyre. Avokati ka thënë për një gazetë lokale se çifti është takuar me priftin lokal, ka kërkuar falje dhe e ka marrë atë nga prifti.