Gazeta shkruan se të dielën policia e kishte vërejtur një automjet, i cili shkonte 123 km/h nëpër rrugën ku shpejtësia maksimale ishte 100 km/h.
Policët i janë vënë menjëherë pas automjetit, dhe kur i janë afruar kanë vërejtur se në prehrin e shoferit po qëndronte një femër duke kryer marrëdhënie seksuale gjatë vozitjes.
“Rreziku për aksident trafiku kishte qenë i madh, pasi që automjeti kishte shkuar herë në njërën anë të rrugës e herë në tjetrën”, ka deklaruar polici në ngjarje duke shtuar se gjithçka ishte xhiruar me kamerën e policisë.
Policët ia kanë marrë menjëherë patentën e shoferit vozitësit 28-vjeçar, ndërsa në vazhdim, automjetin është dashur ta drejtojë e dashura e tij 21-vjeçare.