Telegrafi

Sekreti i zbuluar në Bernabeun e ri: Restorant VIP i paparë

Tashmë janë publikuar pamje brenda stadiumit “Santiago Bernabeu” nga rinovimi që ende nuk është kompletuar.

Real Madridi posedon tashmë një stadium modern dhe nga aty pritet që klubit t’i shtohen milionat.

Nga detajet e fushës, tifozët kanë arritur të shohin se si fusha lëvizë dhe aty mund të zhvillohen sporte të ndryshme, por edhe koncerte.

Mirëpo, një detaj që është zbuluar së fundmi, i ka mahnitur jo vetëm tifozët e Real Madridit, por edhe gjithkënd tjetër.

Brenda “Santiago Bernabeut” është një ndërtuar një restorant VIP, i cili duket tejet i mahnitshëm.

Restoranti i klasit të lartë do të mburret me pamje spektakolare panoramike të fushës.

Sekreti është zbuluar nga Javier Caireta në kanalin e tij në YouTube, ku ai ka ndarë një dizajn dhe paraqitje 3D të planeve. /Telegrafi/