Telegrafi

Sekreti për një tru rinor në moshë të shtyrë

Një studim i publikuar së fundmi sugjeron se vallëzimi është i mirë për shëndetin mendor po aq sa është i mirë për trupin.

Një numër i meshkujve dhe i grave të moshave 68 vjeçare kishin marrë pjesë në një program ushtrimor 18-muajsh, ku programi përfshinte kurse javore të vallëzimit apo kurse javore të qëndrueshmërisë dhe ushtrimeve të fleksibilitetit.

Sipas autores të këtij studimi, Dr. Kathrin Rehfeld, që të dy llojet e ushtrimeve kishin ndikuar në parandalimin e plakjes së trurit.

Vallëzimi është zbuluar se ka efekt më të madh, ndoshta për shkak të fuqisë mendore që kërkohet për të mësuar një rutinë të re çdo javë.  /Telegrafi/