Arsyeja kryesore se përse Cristiano Ronaldo po kalon nëpër një formë të lartë edhe si 35-vjeçar është se ai fle pesë herë në ditë në një pozitë të foshnjës në barkun e nënës.
Studiuesi Nick Littlehales ka zbuluar se kjo rutinë që ndjek portugezi, e ndihmon atë që të ketë suksese në futboll.
Littlehales u bë i njohur kur kishte shkruar për filozofinë e lojës së Sir Alex Ferguson, duke i ofruar shërbimet e tij Manchester Unitedit.
Pas më shumë se 20 vitesh, ai tani është futur në botën e futbollit dhe po i ndihmon shumë lojtarë me këshillat e tij se si të qëndrojnë në formë të mirë fizike.
“Për atë çfarë kam dëgjuar nga të tjerët, ai (Ronaldo) përdorë disa dieta strikte për të qëndruar në formë dhe nuk ka rëndësi nëse ai kopjon nga të tjerët”, ka thënë Littlehales.
“Të gjithë ata që kanë punuar me Ronaldon, e dinë se ai gjithmonë është kyçur në një bisedë kur ka zgjuar interesimin e tij se si të jeni të suksesshëm në futboll”.
“Isha i ftuar në një vizitë te Real Madridi kur Carlo Ancelotti u bë trajner. Unë po qëndroja afër fushës dhe shikoja se si stërvitej ai”.
“Pasi kishte stërvitur pothuajse një ditë të plotë, në vend se të shkonte të pastrohej, ai u afrua tek ne dhe na pyeti se çfarë po bisedonim”.
“Kur u fut në bisedë, e pyeta se sa herë në ditë fle ai. Më tregoi se pushonte pesë herë në ditë dhe në formë shakaje zbuloi se fle si foshnja në barkun e nënës”.
“Nga aty zbulova se Ronaldo kishte një rutinë perfektë që e ndihmonte atë t’i arrinte synimet që i kishte caktuar”, ka shtuar më tej Littlehales.
Ylli portugez tashmë është një legjendë e futbollit, me shumë të arritura gjashtë karrierës së tij. /Telegrafi/