Site icon Telegrafi

Sekreti pas këpucëve të vjetra të kapitenit të Aston Villas që e dërgoi në Ligën Premier – fati që vjen nga to dhe rezultatet e arritura

Në festimin e Aston Villas, pas rikthimit në Ligën Premier përveç gëzimit, përqafimeve dhe gjërave të bukura, u panë edhe këpucët e vjetra të kapitenit Jack Grealish.

Kanë qenë padyshim një burim çudie dhe habie për shumë tifoz në ndeshjen që Aston Villa e fitoi ndaj Derby Countyt.

Por cila është historia që fshihet pas këpucëve magjike të kapitenit Grealish?

Ka qene vetë kapiteni i Aston Villas, që në përfundim të ndeshjes e ka shpjeguar  sekretin që fshihet pas atyre këpucëve të futbollit “Nike Mercurials”.

“U riktheva nga dëmtimi dhe natyrisht këto ishin kështu”.

Lexo po ashtu Liga Premier dhe 192 milionë euro - Aston Villa siguron rikthimin në elitë duke e mposhtur në finale Derby Countyn

“Shënova disa gola, asistova gjithashtu për disa të tjerë, ndaj dhe mendova se këto ishin këpucët e mia me fat. Duhej patjetër që t’i mbaja”, ka thënë Grealish.

Pavarësisht këpucëve në gjendje të mjerueshme, ky ka qenë një sezon spektakolar për Jack Grealish, me 23-vjeçarin që është përzgjedhur në skuadrën e vitit për Championship.

Me këto këpucë në 13 ndeshje, Aston Villa ka marr 11 fitore dhe dy barazime. /Telegrafi/  

Exit mobile version