Matthijs de Ligt vazhdon të befasojë si në fushë, ashtu edhe jashtë fushe te Juventusi.
De Ligt u transferua në Juventus nga Ajaxi në verën e vitit 2019, për një shumë prej 75 milionë euro, duke u bërë njëri nga mbrojtësit më të shtrenjtë në histori të futbollit.
Por, sipas “CorrieredelloSport”, ai mbanë tash e dy vite të njëjtat këpucë sportive në ndeshje të mëdha.
Sipas artikullit, holandezi ka një besëtytni që nga koha kur ishte pjesë e Ajaxit, ajo kohë ishte tejet e rëndësishme për të dhe njëra nga periudhat më të mira të jetës së tij.
Këto këpucë ai i mban që nga prilli i vitit 2019, qoftë në stërvitje apo në disa ndeshje.
Jo modelin e njëjtë, por këpucët e njëjta, dhe shihet se i ka të modifikuara, pasi janë vjetruar tej mase.
Bëhet fjalë për modelin, Adidas X 18.1 “Ëhite&Solar Yelloë”, dhe me të dëgjuar këtë, kompania i kishte ofruar një model special që ta mbajë vetëm ai, por 21 vjeçari kishte refuzuar.
Ai i kishte këto këpucë ndaj Interit në gjysmëfinale, ku edhe Juventusi siguroi finalen, ndërsa holandezi arriti ta përballojë dyshen e sulmit Lukaku – Latuaro mjaftë mirë. /Telegrafi/