Krahas qasjes së meditimit, i cili prej tri dekadash i është bërë shprehi e përditshmërisë, sipërmarrësi i suksesshëm sjell prova sesi arriti të shëronte veten, por edhe të tjerët, pa asnjë lloj ndërhyrjeje dhe trajtimi me ilaçe.
Medituesi e studiuesi i fizikës kuantike e mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, është i orientuar drejt një mënyre të shëndetshme jetese, e qasje ndaj shoqërisë dhe natyrës. Ai karakterizohet nga pasioni i kuptimit dhe shpjegimit përmes shkallëve të vetëdijes dhe energjisë, të fenomeneve të shumta që nga politika, e deri te shkenca.
Pas dekadash të tëra studime, mbi libra e kërkime shkencore, ai sot ka arritur në një përfundim, i cili hedh poshtë shumë teori të mjekësisë konvencionale. Sigurisht që z. Ramadani nuk i mbështet këto dije vetëm mbi fjalë, por edhe në fakte të vërtetuara.
Ramadani është diplomuar për kimi dhe teknologji. Më vonë, ka vijuar dy vite studimi në Zagreb për toksikologji-patologji, rrezatim, ndotje akustike, etj. Gjithmonë interesi i tij ka qenë mjekësia, e cila u kthye në një shprehi jete për të, por, teoria e tij është: “Nuk ka rëndësi çfarë kemi mësuar dje, por çka dimë sot”.
Kudo që gjendet, ai është i rrethuar nga qindra e qindra libra e punime shkencore në fushën e shëndetit.
Në librin e tij të parë në bashkautorësi me kardiologun slloven Radovan Starc, “Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit”, Ramadani ka bindjen se një përvojë vlen sa një mijë fjalë. E krejt libri përthekon përvojat e tij.
Vepra jashtëzakonisht tërheqëse dhe burimore, paraqet një risi radikale dhe qasje krejtësisht të re, kur flitet për kërkimin e harmonisë ndërmjet trupit, shpirtit dhe jetës shpirtërore të njeriut. E krejt libri përthekon përvojat e tij: Meditimi transcendental, një teknikë natyrore mendimi dhe mjet për relaksimin dhe komunikimin shpirtëror.
Ai sjell prova sesi arriti të shëronte veten pa asnjë lloj ndërhyrjeje dhe trajtimi me ilaçe, pas një aksidenti në ski, ku theu kockën e legenit. Në libër, paraqiten edhe shumë raste të tjera me probleme të rënda shëndetësore, të cilave zoti Ramadani u ka dhënë zgjidhje.
Ramadani argumentoi sesi nëpërmjet meditimit mund të shërohen edhe plagë e sëmundje e ndryshme, duke përmendur një nga sukseset e tij shërimin e Adem Demaçit, kur siç u shpreh ai, “mjekët i kishin dhënë vetëm dy vjet jetë dhe ai tashmë është shëndoshë e mirë”.
Duke dashur që me këto dije të ndihmojë shumë njerëz, që së pari të ruajnë shëndetin për gjithë jetën, e së dyti të mund të shërohen nëse janë prekur nga sëmundje të rënda, është i pari që ka përcjellë në Shqipëri dhe Kosovë meditimin transcendental, duke sjellë mësuesit më të mirë të meditimit nga shkolla e Maharishit, e duke financuar projektin.
Hetem Ramadani ka rrëfyer për RTK, Xing, Living, etj., formulën “magjike” se si mund të shërohesh pa medikamente mjekësore. Bisedat ishin të fokusuara në misionin e tij të ri – Të edukojë shqiptarët si të shërojnë veten. Dhe në këtë shërim, përfshihet edhe ngrënia e “ushqimeve tabu” deri tani nga shumica e dietave që quhen “Yndyrna”.
Hetemi pohon se për të ndërtuar teorinë e tij ai ka lexuar me mijëra punime shkencore. “Për shembull, një libër që unë studioj për trurin, zorrën, tiroiden, obezitetin, kancerin, diabetin etj ka nga 600 deri në 2000 punime shkencore dhe po t’i marrim krejt librat që kam studiuar në këtë vit, janë rreth 150 mijë studime. Të gjitha këto që kam lexuar nga mjekët më në zë do t’i përmbledh në një libër të vetëm.
Ai rrëfen se një pjesë e sëmundjeve janë “shpikur” nga vetë medikamentet, duke përmendur edhe vaksinat, të cilat sipas tij janë burim i sëmundjeve kancerogjene.
“Sëmundjet e njeriut janë bërë pazari i industrisë farmaceutike. Nuk jam kundër farmacisë por kam këtë teori bindëse të vërtetuar shkencërisht. Vaksinat janë burim i shumë sëmundjeve kancerogjene. Trupi nuk ka nevojë per viruse të reja që merren nga ilaçet. Kanceri shërohet, kanceri fillon kur mjeku të thotë “ke kancer”, tregoi Ramadani.
“Teoria ime nënkupton që gjendja natyrore e njerëzve është të jenë të shëndetshëm. Pse nuk e kemi këtë gjendje natyrore? Pse vdesin njerëz të çdo moshe? Në mjekësi ekzistojnë 12 mijë sëmundje dhe po ta mirëmbajmë qelizën nuk sëmuremi kurrë. Mjekësia ka dështuar duke u marrë me gjene. Ushqimi është ajo lëndë që pas disa orëve bëhet mendim. Ato ushqime që kriojn natyra janë inteligjente. Atë që Zoti e ka krijtar në natyrë e di që i duhet njeriut. Nëse ne ushqehemi me ushqimet natyrore nuk sëmuremi.
Regjimi i jetës së tij bazohet tek ushqimet, aktiviteti fizik dhe meditimi. Ai argumenton se, natyra e ka pajisur trupin tonë me një megafarmaci, të cilën mund ta aktivizojmë nëse zbatojmë regjimin që zbaton ai vetë.
“Regjimi që unë përdor për vete, siç e thashë edhe më lart, është mjekësia e së ardhmes, mjekësia funksionale, e cila përqendrohet në mënyrën se si funksionon trupi, nuk merret me simptomat dhe organet, por me organizmin. Domethënë, jo me pasojat, por me shkakun. Kështu, ne bëjmë të mundur që të plakemi të rinj e të jetojmë shëndetshëm deri në 140 vjet.
Ai zbulon se 2-3 vitet e fundit, dieta e tij bazohet në yndyra. Kaloritë me të cilat ushqehet, përbëhen nga yndyrat në masën 70-80 %. Gjithashtu z.Ramadani, në mënyrë periodike, çdo muaj, kryen agjërim 4 deri në 7 ditë, pa asnjë ushqim, përveç ujit.
“Unë kam një dietë që e kam përdorur edhe 30 vite të kaluara. Po nuk ka lidhje me meditimin. Të jesh meditues, duhet të jesh vegjetarian. Dikush pi qumësht. Unë e kam eliminuar qumështin, produktet e tij, edhe mishin.”
Elona Jaçellari, e cila ndër të parat ka bëtë intervistë me Hetem Ramadanin, ndan përvojat e saj me personin i cili me misionin e tij të vetëshpallur për shërimin e njerëzve dhe thotë se ishte një përvojë e jashtëzakonshme, sepse ia ka ndryshuar jetën, këndvështrimin për shëndetin, të ushqyerit dhe për faktin e një jete të shëndetshme.
Ajo ishte diagnostikuar te mjeku me një gjëndër problematike në gji. Gjasat ishin për një kist të inflamuar. Mjekja i kishte dhënë një përshkrim me antibiotik dhe një trajtim me ilaçe për një muaj. Më pas do të shihej ecuria e gjëndrës (ose tumorit në gji. Pra, mjekja i rekomandoi antibiotikun për të mbytur qelizat e inflamuara dhe më pas i tha “do të shohim e do të vendosim për terapinë që do të ndjekim në rastin tënd”.
Por, gazetarja zgjodhi të ndiqte regjimin e Prof. Ramadanit dhe jo të merrte antibiotikun dhe për 7 ditë, gjëndra u zhduk. Kur shkoi për të bërë kontrollin dhe ekografinë pas një muaji, gjëndra nuk ishte më. Elona nuk i tregoi mjekes se nuk i kishte marrë ilaçet që ajo i përshkroi, ndërkohë që mjekja e entuziazmuar i tha: antibiotiku që të dhashë vepron shumë mirë në këto raste. E vërteta ishte se ajo nuk kishte marrë asgjë, përveç regjimit ushqimor, të vendosur nga Ramadani.
Ditë më parë, në Konferencën Ndërkombëtare për Pedagogjinë e Mjekësisë (“International Conference in Medical Education”) në Abu Dhabi, të Emiratet të Bashkuara Arabe, ku ishin të pranishëm mbi njëmijë mjek shkencëtar e profesor në fusha të ndryshme të shëndetësisë, Prof. Dr. Fadil Çitaku, themelues dhe udhëheqës ekzekutiv i Academy of Leadership Sciences Switzerland (Akademia e Shkencave të Lidershipit të Zvicrës), potencoi sfidat që shëndetësia aktuale dhe liderët e saj janë duke i përballur dhe kritikoi ashpër paaftësinë e mjekësisë konvencionale për të shëruar shumë sëmundje, duke cituar shkencëtarin Hetem Ramadanin, i cili argumenton që paradigma e shëndetësisë duhet të ndërrojë rrënjësisht.
Në këtë kontekst, Prof. Çitaku, bazuar në të gjeturat shkencore të Hetem Ramadanit konkludoi se ”Asgjë nuk është e pamundur, mjekësia konvencionale është duke u sfiduar, shkencëtari Hetem Ramadani po shëron Diabetin dhe sëmundje të tjera kronike pa përdorur asnjë medikament”.
I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Ramadani kërkoi që meditimi të praktikohet edhe në shkolla, siç ndodh në vende të ndryshme të botës ndërsa Ermali propozoi që të bisedojë me Edi Ramën lidhur me këtë. “Edi Rama meqë është artist, unë e kisha këshilluar fillimisht në parlament të meditojnë para se të fillojnë të flasin”, tha Hetem Ramadani teksa publiku nisi të qeshte. “Stresi kolektiv në parlament ka për t’u ulur, truri do ju punojë më mirë dhe gjithë hormonet e stresit ulen”, shpjegoi biznesmeni i njohur.
Por, çfarë e ka nxitur ta shndërroj këtë në lajtmotivin e jetës së tij? Kjo ka filluar prej problemeve personale. “Kur ishta student kalova një krizë depresioni dhe pastaj kam qenë shtruar në spital. Në momentin kur kam dëgjuar mjekun të thoshte se jam rasti më i rëndë në kardiologji, kur dola nga spitali fillova të lexoja për shëndetin. Doktori më dha pak muaj jetë dhe diagnoza ishte miokarditis. Në të vërtetë, nuk ishte aspak kështu. Ishte vetëm një depresion. Falënderoj një mikun tim, profesor të mjekësisë, të ndjerin prof. Muharrem Kutllovski, i cili e kishte përjetuar gjendjen time kohë më parë. Ai më tha të ikja nga spitali se nuk ishte ajo zgjidhja. Pastaj fillova me lexu, me lexu, dhe kjo vazhdon edhe sot. Duke studiuar me dekada, kam arritur në përfundimin se të gjitha këto, kanë qenë çështje që mund të zgjidhen pa qenë nevoja të shkojmë në spital.”
Arsyeja tjetër që ka nxitur të kërkonte zbulime të reja, është fakti se, kur jetonte në Lubjanë, shumë njerëz shkonin nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi për të kërkuar ndihmë. Ishin pacientë që vuanin nga kanceri apo prej sëmundjeve të ashtuquajtura të pashërueshme, sëmundje zemre etj. Ramadani ka këshilluar edhe raste me metastaza.
“U kam ndërruar këtyre individëve mënyrën sesi të ushqehen, u kam rekomanduar meditimin, u kam dhënë këshilla për aktivitet fizik, e sot shumica e tyre gëzojnë shëndet. Janë nga ato raste kur mjekësia ka ngritur duart, pacientë të cilët i kam përmendur edhe në librin tim të parë, madje edhe me emra.”
“Deri tani kemi menduar se kemi një tru dhe ai është në kokën tonë, por prej shkencëtarëve po del që kemi edhe një tru të dytë, i cili është në zorrën tonë, ku jetojnë 100 trilion baktere dhe 10 herë më shumë mikroorganizma. Dikur mendohej se serotonina, neurotransmetuesi që na bën të lumtur, krijohet në tru. Tani është vërtetuar që serotonina krijohet 95% në zorrë, 1% në tru dhe 4% në pjesë të tjera. Pra fokusi nuk duhet të jetë si të ushqejmë mëlçinë apo zemrën, por si të ushqejmë bakteret.”
Nëse zorra inflamohet, inflamacioni është burim i të gjitha sëmundjeve, sepse numri i neuroneve që gjenden në zorrë është i njëjtë me numirn e neuroneve që gjenden në tru dhe komunikojnë direkt me trurin.
Pak a shumë Hetem Ramadani pohoi që nuk na vjen asnjë e mirë nga frutat e shtrydhura dhe se portokalli duhet të konsumohet kokërr siç është dhe siç e ka bërë natyra. Ndërkohë farat brenda frutave e perimeve si specat, domatet, patëllxhanët etj ai i quajti toksike dhe që duhen eliminuar. Madje ai n këshilloi që të qëronim edhe domaten nga lëkura.
Gluteni, thotë Ramadani, dëmton zorrën dhe ne e dimë që gjendet lehtë tek buka, ndërsa “llectin” është një proteinë toksike e sapo-zbuluar që gjendet tek buka, produktet e mishit dhe të qumështit. Këto janë proteina aq toksike sa herbicidet dhe pesticidet që përdoren në bujqësi dhe shkatërrojnë bakteret e mira në zorrë.
“Sot mendohet se burim energjik për qelizat është glukoza dhe mendohet që trupi e truri nuk funksionojnë pa glukozë, por teoritë që unë kam adaptuar sipas studimeve më të reja, tregojnë se shumica e sëmundjeve kronike shkaktohen pikërisht nga përdorimi i karbohidrateve. “ thotë ai.
Sipas Ramadanit, zbulimet e reja tregojnë se nëse ulet kolesteroli, duke rënë në nivelin 60-70 që rekomandohet, mundësitë për t’u sëmurur nga kanceri rriten me 15 herë. Por cili është burimi i tyre? Janë karbohidratet e këqija, sheqernat, yndyrat e hidrogjenizuara. Struktura e LDL-së përbëhet nga grimca të mëdha, të cilat na mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe nga grimcat e vogla, të cilat shkaktojnë sëmundjet kardiovaskulare.
Përsëri, burimi i këtyre grimcave të vogla të LDL-së janë karbohidratet që përmendëm më lart. Kur në analizat e gjakut kolesteroli del i lartë, mjeku rekomandon marrjen e një medikamenti që quhet statin.
Statini, i cili ndikon në uljen e LDL-së, është medikamenti më i shitur në botë, e njëkohësisht më i rrezikshmi. Ai shkakton diabetin e tipit 2, impotencë, depresion deri në vetëvrasje dhe sëmundje të ndryshme degjenerative. Ka vetëm një efekt pozitiv, që ul inflamacionin. Prandaj sot, kardiologët më të famshëm në botë, nuk rekomandojnë më uljen e kolesterolit me statin. Parametrat që duhen matur e marrë për bazë janë: inflamacioni, që është CRP; trigliceridet, që janë yndyrat në enët e gjakut dhe raporti trigliceride/HDL.
“Nëse mbetemi te zgjidhja që kanceri është gjenetik dhe zgjidhja është farmacia, atëherë kemi dështuar. Duhet të gjejmë zgjidhje të reja, të cilat do t’i sqaroj gjerësisht në libër. Me këto zgjidhje që propozoj, kam arritur që pacientë me diabet të tipit 2, të sëmurë prej 10 vitesh, t’i shëroj 100 %, pa asnjë lloj medikamenti (pa insulinë) për 3 deri 4 javë. Më besoni që insulina është më e dëmshme se vetë rritja e sheqerit.”
Hetem Ramadani ka një dashamirësi të natyrshme. Nuk sforcohet shumë për të qenë vetvetja. Ai, e pranon se shumë njerëz nuk e kanë besuar. Por ka edhe nga ata që e kanë quajtur heroi, Zoti i tyre. /Telegrafi/