Site icon Telegrafi

Sekreti i qerpikëve fantastikë të Audrey Hepburn

Ndërsa Hepburn i errësonte, trashte dhe zgjaste qerpikët, ajo kishte një truk që të dukeshin të ndarë natyralisht dhe pa kokrriza dhe nuk ishte ndonjë furçë e veçantë. Pasi aplikonte një shtresë maskare, artisti i saj i grimit Alberto de Rossi merrte një gjilpërë dhe ndante me kujdes çdo fije qerpiku.

Është shumë punë e imët, qepalla e sipërme ka rreth 70 deri në 150 qerpikë, dhe është një proces deri diku i rrezikshëm, por ka një çmim shikimi mahnitës i Hepburn, e quajtur si një nga gratë me sytë më të bukur në botë, ku dhe konturi i qerpikëve luan rol. Kështu që edhe ti mund t’i kërkosh grimeres të përdorë instrumentin e vogël: gjilpërën e qepjes. Duhet rreth pesë minuta për çdo sy dhe një gjilpërë e vogël do kthehet në pajisjen e pandarë të çantës së grimit. Ja si përdoret:

Hapi i parë: Lyerja dhe kthimi i qerpikëve
Para se të marrësh e lumtur gjilpërën, kthe qerpikët siç bën zakonisht, nëse e bën dhe apliko maskarën.

Hapi i dytë: Ndaji qerpikët me një gjilpërë
Fillo nga baza dhe ngrije gjilpërën drejt majave, duke ndarë çdo qerpik. Kjo mënyrë I thekson dhe ndihmon për të shpërndarë në mënyrë më të barabartë bojën e maskarës. Kur të mbarosh me një sy, vazhdo me tjetrin.

Hapi i tretë: Voilà!
Si i shikoni, te kjo vajzë, qerpikët janë pa kokrriza me një pamje shumë natyrale, por edhe me impaktin e pamjes à la Hepburn.

Një këshillë: Nëse ke frikë që nuk ke shumë kohë ose nuk je shumë e aftë për të shpëtuar nga ndonjë shpim në sy, të kuptojmë, shkruan revista class. Në këtë rast, përdor gjilpërën vetëm në zonat ku maskara është grumbulluar më shumë, jo në çdo qerpik ose krihi me një krehër qerpikësh. /Telegrafi/
 

Exit mobile version